Përshëndetja e Kadaresë i drejtohet Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe Presidentit të Unionit, Besim Ndregjoni:Ja letra e plotë e Ismail Kadaresë: “Të nderuar miq të Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Ku ju parashtroni shqetësimin tuaj të drejtë për mosdënimin e mjaftueshëm të krimeve të komunizmit në Shqipëri, për zvarritjen e rehabilitimit të të dënuarve dhe të gjithë personave që lidhen me to. Koha normale e një populli përfshin faza të ndryshme, herë më të mbara e herë më të vështira. Një kohë e tillë dhe një histori e tillë, nuk janë kohë dhe histori e ekzistencës së një populli, por ato të shuarjes së tij. Unë ju kuptoj dhe ju mbështes plotësisht në aksionin tuaj, i cili nuk ju përket vetëm juve, por drejtpërdrejt lidhet me fatin e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.