Halle Berry ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe fansave me një paraqitje mahnitëse në premierën e filmit “Crime 101”, e mbajtur në Londër. Aktorja fituese e çmimit “Oscar” u shfaq në tapetin e kuq me një kostum të zi elegant, të kombinuar me një fund maxi të gjatë, i zbukuruar me gurë të çmuar që shkëlqenin nën dritat e kamerave, duke krijuar një pamje luksoze dhe tepër sofistikuar. Stili i saj i guximshëm, por njëkohësisht klasik, konfirmoi edhe një herë statusin e saj si ikonë mode në Hollywood. Halle BerryNë këtë ngjarje të rëndësishme, Halle Berry iu bashkua edhe bashkë-yllit të saj Chris Hemsworth, i cili u shfaq po aq elegant, duke tërhequr interes të madh nga të pranishmit dhe mediat ndërkombëtare. Halle BerryHalle Berry dëshmoi edhe këtë herë se eleganca, karizma dhe stili i saj janë të pakonkurrueshme.