Edhe Kosova kohëve të fundit është angazhuar seriozisht në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake përmes blerjes së armatimit. Dyfishimi i kapaciteteve ushtarake nuk është problem në vetvete nëse shoqërohet me transparencë, orientim mbrojtës dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Por në rastin e Serbisë, ky proces zhvillohet paralelisht me tensione të vazhdueshme në veri të Kosovës, mbështetje të strukturave ilegale, si dhe me retorikë kërcënuese ndaj institucioneve të Prishtinës. Ai thekson se nevojitet vigjilencë, forcim i mbrojtjes së Kosovës dhe bashkëpunim i ngushtë me aleatët për të ruajtur paqen. Serbia është e vetëdijshme se çdo aventurë ushtarake do të kishte pasoja të rënda politike, ushtarake dhe ndërkombëtare.