None
IT
Njofton KQZ: Të premten pritet të përfundojë rinumërimi
[]
Aktuale - Bota Sot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve ta përmbyllë të premtën, më 30 janar.
Sipas tij, “rinumërimi i vendvotimeve të mbetura besojmë se do të kryhet gjatë këtyre dy ditëve”.
I pyetur se nëse rezultatet përfundimtare do të shpallen të premtën, pas përfunimit të rinumërimit, Elezi tha se kjo varet nga ora se kur do të përfundojë rinumërimi dhe se për këtë do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Elezi ka njoftuar ditë më parë se “pas përfundimit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Por, pas vendimit të dytë të KQZ-së, më 19 janar 2026, në proces të rinumërimit u përfshin edhe vendvotimet tjera të këtyre komunave.