None
IT
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
[]
Aktuale - Bota Sot
Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj trupi gjykues ka refuzuar propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve, Naim Murseli,Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava për plotësimin e procedurës së provave.
Edhe sot në gjykatore u sollën me pranga në duar të akuzuarit, derisa u shoqëruan me siguri të lartë.
Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së Naim Murselit për rikontriubim të vendit të ngjarjes, prokurorja, Javorka Perlinçeviq e konsideroi të pasafatshme.
Avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj u shpreh se kanë të drejtë të propozojnë prova deri në përfundim të shqyrtimit kryesor.
Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023 në ora 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.