None
SQ
Shqipe Neziri Vela, ndër 10 gratë më të spikatura botërore në energji
['Jehona Hulaj', 'Elfije Boletini', 'Romak Zeqiri', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Besnike Salihu', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Hakim Kasami', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
Agjencia prestigjioze Reuters ka publikuar listën “Trailblazing Women 2025”, ku përzgjedhin gratë që po udhëheqin ndryshime të rëndësishme në sektorët e tyre përmes ndikimit, inovacionit dhe lidershipit.Në këtë listë është përfshirë edhe shqiptarja Shqipe Neziri Vela, e renditur ndër 10 gratë më të spikatura në nivel botëror në sektorin e energjisë.
Sipas Reuters, përzgjedhja u bazua mbi arritjet profesionale, ndikimin publik, kontributin social dhe aftësitë udhëheqëse, duke vlerësuar gratë që kanë luajtur rol kyç në politikën dhe praktikat e qëndrueshme të industrive strategjike.Shqipe Vela është vlerësuar për udhëheqjen dhe ndikimin e saj në qeverisjen e burimeve natyrore, promovimin e transparencës dhe avancimin e praktikave të qëndrueshme në industrinë e energjisë dhe minierave. /Telegrafi/