None
SQ
Shpërthen vullkani Semeru në Indonezi, hiri arrin deri në 700 metra lartësi
['Jehona Hulaj', 'Elfije Boletini', 'Romak Zeqiri', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Eliza Hajzeri', 'Hakim Kasami', 'Burim Tmava', 'Nol Elshani', 'Deutsche']
Telegrafi
Vullkani Semeru shpërtheu dy herë sot, duke nxjerrë hi deri në 700 metra mbi majën e malit në provincën Java Lindore të Indonezisë.Vullkani Semeru i vendosur në kufirin e distrikteve Lumajang dhe Malang në Java Lindore, në shpërthimin e tij të parë herët në mëngjes hodhi hirin deri në 500 metra lartësi dhe zgjati 123 sekonda.Shpërthimi i dytë zgjati 115 sekonda.Autoritetet kanë njoftuar se publikut i ndalohet të angazhohet në aktivitete brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga krateri/maja e malit Semeru për shkak të rrezikut.Ndryshe, Indonezia, e vendosur në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe është shtëpia e më shumë se 120 vullkaneve aktive.Mali Semeru mbetet në Nivelin 3 të Alarmit. /AA/