None
SQ
Gashi: Qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota, por do të ishte e mirë të bëhet me konsensus
[]
Maqedonia - Bota Sot
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot para gazetarëve foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësinë për shfuqizimin e qeverisë teknike.
Ai u shpreh i bindur se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të jenë të pranueshme për të gjithë subjektet politike.
Lidhur me shfuqizimin e "Qeveris Teknike", Gashi tha se një çështje e tillë është mirë të bëhet me marrëveshje me të gjithë partitë politike, pra me konsensus.
Por edhe atëherë është vendosur se një vendim i tillë është dakorduar që të merret me një shumicë të thjeshtë, pra me 61 vota.
Prandaj nëse flasim legalisht proceduralisht edhe me 61 vota nëse merret një vendim i tillë, nuk ka asnjë problem nga ana e procedurës dhe legalitetit, por duhet ulur të gjithë aktorët politik të bisedojnë dhe të marrin një vendim të përbashkët", tha Gashi.