None
SQ
SPB Tetovë: Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës, ka kërcënuar policët
['Eliza Hajzeri', 'Jehona Hulaj', 'Elfije Boletini', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Bashkim Iljazi', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Hakim Kasami', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
SPB Tetovë njofton se (28.01.2026), në orën 16:20, në fshatin Strimnicë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria personin F.B. (35) nga fshati Strimnicë."Gjatë kryerjes së bastisjes në banesën e tij me urdhër gjykate, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, ka refuzuar të pranojë urdhrin dhe i ka kërcënuar"."Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.