Parku Kombëtar Mali Sharr njofton se në territorin e parkut aktualisht është e pranishme rrezikshmëri e lartë nga ortekët, veçanërisht në pjesët e malit që ndodhen në lartësi mbidetare mbi 1700 metra. Këta faktorë, në kombinim me karakteristikat relievore të terrenit, krijojnë kushte për paqëndrueshmëri të shtresës së borës dhe shfaqje të ortekëve. Paralelisht me inspektimin në terren, u realizua edhe një analizë profesionale e stabilitetit të shtresës së borës nga një ekip ekspertësh i një institucioni arsimor të specializuar për sigurinë në turizmin malor. Njëkohësisht, u bëhet thirrje vizitorëve që vizitën e tyre ta raportojnë në mënyrë të saktë dhe në kohë përmes faqes zyrtare të internetit të parkut", thuhet në njoftimin e NP "Parku Kombëtar Mali Sharr". Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë vizitorëve që sigurinë personale ta vendosin në radhë të parë dhe të kontribuojnë në përdorimin e sigurt, të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të malit./Telegrafi/