Paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike te të cilat nuk ka rritje për vlerën në të cilën bazohet kërkesa për pagën minimale prej 36 mijë denarë. Dimitrov përkujton se tek ne me ligj është parashikuar që paga minimale nuk mund të jetë nën 57 për qind nga paga mesatare, që, thekson, është vlerë më e lartë në krahasim me Bashkimin Evropian, ku është rreth 50 për qind. “Mendoj se na duhet arsye, paga nuk është punë e dëshirave, por e kritereve ekonomike. U miratua një direktivë, që paga minimale, për të mos shkaktuar problem ekonomik, duhet të lëvizë rreth 50 për qind. Në ligjin tonë është parashikuar mbrojtje shtesë se paga minimale nuk mund të jetë më pak se 57 për qind e pagës mesatare.