None
SQ
Operacion i kërkim-shpëtimit për një person të humbur në rrjedhën e lumit Mat, ndërhyn dhe FSK
['Eliza Hajzeri', 'Jehona Hulaj', 'Elfije Boletini', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Hakim Kasami', 'Lavdim Pireva', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Forca e Sigurisë Kosovës ka mbështetur Shqipërinë në një operacion Kërkim – Shpëtimi për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kjo u bë me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë. “Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit, të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, i cili i është bashkuar Operacionit në Klos, të Republikës së Shqipërisë, për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/