None
SQ
Rikthehet në funksion reparti i diagnostikës në QKMF-në e Rahovecit
['Eliza Hajzeri', 'Jehona Hulaj', 'Elfije Boletini', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Hakim Kasami', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Afrim Oruqi, ka vizituar repartin e diagnostikës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.Vizita u realizua për të parë nga afër situatën pas problemeve të evidentuara në pajisje dhe aparatura, të cilat kishin ndikuar në funksionimin e laboratorit. Nga komuna bëhet e ditur se laboratori tashmë është rikthyer plotësisht në funksion.Me këtë rikthim, qytetarët e Rahovecit nga sot kanë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet laboratorike, përfshirë edhe kryerjen e disa analizave laboratorike shtesë, duke lehtësuar qasjen në shërbime shëndetësore brenda komunës. /Telegrafi/