None
SQ
Komuna e Kamenicës mbyll sezonin e gjuetisë nga 31 janari 2026
['Eliza Hajzeri', 'Jehona Hulaj', 'Elfije Boletini', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Driton Gajraku', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Hakim Kasami', 'Lavdim Pireva']
Telegrafi
Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar se sezoni i gjuetisë në territorin e kësaj komune do të mbyllet më 31 janar 2026.Sipas njoftimit, vendimi është marrë në bazë të Ligjit për Gjueti Nr. 02/L-53 dhe ka për qëllim mbrojtjen e faunës së egër, si dhe ruajtjen e ekuilibrit natyror.Me mbylljen e sezonit, pas datës 31 janar 2026 ndalohet rreptësisht çdo aktivitet i gjuetisë në territorin e Komunës së Kamenicës.Ky njoftim është i obligueshëm për të gjithë gjuetarët, shoqatat e gjuetarëve dhe shfrytëzuesit e vendgjuetive në këtë komunë.Nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural u bëhet thirrje të gjitha palëve që të respektojnë këtë vendim, në funksion të mbrojtjes së biodiversitetit dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/