None
IT
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve
[]
Aktuale - Bota Sot
Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se pas zgjedhjeve ka pasur kontakte me zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me negociatat për formimin e qeverisë së re, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti.
Berisha tha se takimet kanë shërbyer për të sqaruar çështje që, sipas tij, kanë mbetur të paqarta edhe gjatë mandatit të kaluar.
“Unë kam pasur kontakte pas zgjedhjeve me zyrtare të lartë të LVV me emra nuk do të isha lëshuar por me zyrtar të lartë, që kanë ardhur me kërkesë të zotit Kurti.
“Nevoja për të qenë në qeverisje e komunitetit egjiptian është jashtëzakonisht e lartë.
Berisha shprehu pritjet që në qeverinë e re të ketë ndryshime konkrete për komunitetin egjiptian, duke përmendur si prioritete përmirësimin e arsimit, rritjen e punësimit, luftimin e padrejtësive dhe racizmit.