Kusari-Lila ka thënë se tashmë ekzistojnë disa aktgjykime të tjera që përcaktojnë detaje të procedurës së seancës konstituive të Kuvendit, por asnjë prej tyre nuk mund të imponojë vullnet politik. Ajo ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të japë votë për deputetët e Listës Serbe, por do të vlerësohet se si mund të zgjidhet një nënkryetar nga komuniteti serb pas analizimit të aktgjykimit të plotë. Tashmë kemi disa aktgjykime që në njëfarë mënyre rregullojnë pothuajse çdo detaj të seancës konstituive të Kuvendit, por asnjë prej tyre nuk mund të imponojë vullnet politik. Kryesia e Kuvendit mund të mblidhet dhe të përcaktojë agjendat e mëtejshme,” ka thënë ajo. Gjykata theksoi se e drejta për të propozuar nënkryetarin e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij komuniteti.