Pavarësisht se u transferua te Levante vetëm në fund të muajit gusht, Etta Eyong ka rënë në syrin e disa klubeve të mëdha. Mes tyre është edhe Barcelona, e cila e kishte konsideruar një lëvizje për të gjatë verës, si një opsion me kosto të ulët. Sipas raportimeve, Barcelona kishte dërguar skautë në Kupën e Kombeve të Afrikës për të vëzhguar paraqitjet e tij me “Luanët e Pamposhtur”. Nëse shifra prej 30 milionë eurosh është e mjaftueshme për ta larguar Barcelonën, ajo mund të konsiderohet ende një “bargain” për disa skuadra angleze. Për momentin, Etta Eyong pritet të vazhdojë betejën për mbijetesë me Levanten, ku me shumë gjasë do të udhëheqë repartin ofensiv nën drejtimin e Luis Castros.