None
SV
Shqipëria luan në shtëpi
[]
Futboll - Bota Sot
Në muajin prill 2026, Kombëtarja shqiptare e futsallit do të luajë turneun paraeliminator të vlefshme për Kupën e Botës në Futsall, ku Shqipëria është pjesë e Grupit E dhe do të përballet me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në Parkun Olimpik “Feti Borova”.
Për të arritur këtë objektiv, mjafton që Shqipëria të renditet në dy vendet e para të grupit.
Ndeshjet e para të grupit në Parkun Olimpik “Feti Borova” do të luhen më 9 prill.
Takimet e dyta janë programuar më 10 prill, ndërsa ndeshjet e treta dhe të fundit do të zhvillohen më 12 prill.