None
SQ
Sali: "Safe City" do të shtrihet gradualisht në gjithë territorin e vendit
['Besnike Salihu', 'Elfije Boletini', 'Jehona Hulaj', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Deutsche', 'Hakim Kasami', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Në ditën e parë të implementimit të projektit Safe City në Shkup, sipas zëvendëskryeministrit Bekim Sali, janë regjistruar mbi 150 mijë kundërvajtje, ndërsa ditën e nesërme ky numër ka rënë në 50%, rreth 60 mijë. Ai për TVM2 tha se pritshmëritë janë që numri i kundërvajtjeve të ulet në 2-3 mijë deri në momentin e aplikimit të plotë të sistemit.“Domethënë kemi rënie drastike të kundërvajtjeve, dhe sipas informacionit nga Qendra për Urgjencë në Shkup, numri i aksidenteve dhe i personave që kërkojnë ndihmë ka rënë ndjeshëm”, deklaroi Sali. Ai theksoi gjithashtu se investimi i parë i sistemit është bërë në zonat më të ndjeshme të vendit, duke përfshirë qytetet më të mëdha, dhe se kjo do të vazhdojë gradualisht në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Sali sqaroi se projekti nuk ka të bëjë me ndërprerjen e aksionit vetëm në tre qytete, por përkundrazi, do të shtrihet në të gjitha qytetet për të garantuar mbrojtje për qytetarët. Projekti Safe City synon përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbikëqyrjen e zonave urbane përmes teknologjisë, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm të kundërvajtjeve dhe aksidenteve në qytetet ku është implementuar.