None
SQ
Këto janë tetë skuadrat që siguruan kualifikimin direkt në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve
['Jehona Hulaj', 'Elfije Boletini', 'Muhamet Hajrullahu', 'Auto Mita', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Shkumbin Pireva', 'Romak Zeqiri', 'Nol Elshani', 'Hakim Kasami', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Pas përfundimit të ndeshjeve në fazën e ligës pati befasi, ku disa skuadra të mëdha mbetën jashtë tetë pozitave të para teksa disa të tjera ia dolën të sigurojnë ‘play-off’-in në frymën e fundit.
‘Topçinjtë’ ishin skuadra e vetme me ecuri perfekte duke fituar që të gjitha ndeshjet dhe duke grumbulluar kështu 24 pikë.
Pas tyre vijnë bavarezët të cilët po ashtu patën një kampanjë fantastike, duke u mposhtur vetëm nga Arsenali me rezultat 3-1.
Chelsea në ndërkohë mori një fitore të madhe me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Napolit, duke arritur kështu të sigurojë kualifikimin direkt nga pozita e gjashtë.
Pa dyshim, befasia më e madhe e mbrëmjes mbetet fakti që kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germain dhe 15 herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, mbetën në ‘play-off’./Telegrafi/