Real Madrid, Inter, PSG, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt dhe Benfica do të luajnë në play-off për të tentuar të vazhdojnë garën. Real Madrid do të përballet me Bodo/Glimt ose Benficën, ndërsa Interi ka të njëjtët kundërshtarë të mundshëm. Nga ana tjetër, Juventusi do të përballet me Galatasarayn ose Club Bruggen, e njëjta gjë vlen edhe për Atletico Madridin. PSG do të përballet me Monaco ose Qarabag, që janë gjithashtu kundërshtarë të mundshëm për Newcastle. Ekipet që përfunduan në 8 vendet e para janë të qeta deri në mars, duke pritur ndeshjet e tyre në raundin e 16-tave.