None
SQ
Haradinaj shpreh ngushëllime pas vdekjes së kandidatit të AAK, Hekuran Hoxha
['Kemajl Berisha', 'Lavdim Pireva', 'Hakim Kasami', 'Apr - Asistencë E Përgjithshme Rrugore', 'Meka Halal Food', 'Nol Elshani', 'Romak Zeqiri']
Telegrafi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Hekuran Hoxhës, kandidatit të AAK-së për deputet, i cili u gjet i pajetë në veturën e tij në Prishtinë.Haradinaj e përshkroi Hoxhën si një koleg të afërt dhe të angazhuar prej shumë vitesh në aktivitetet politike të partisë, duke theksuar korrektësinë, respektin dhe përkushtimin e tij ndaj secilit.“Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve! Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, tha Haradinaj në reagimin e tij.Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi rrethanat e vdekjes së Hoxhës, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.