None
IT
Ish-ushtaraku paralajmëron “minën me sahat” të Serbisë në Kosovë
[]
Aktuale - Bota Sot
Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka paralajmëruar se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një “minë me sahat” për destabilizimin e Kosovës, në dorë të Serbisë.
Ai kujton se dy vjet më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama, pa konsultim me Kosovën, hartoi një draft mbi Asociacionin dhe e dërgoi në BE dhe Presidencën Franceze, pa qëndrime të qarta mbi fatin e tij.
Në praktik do të thotë që Kosova të krijojë Associacionin e Komunave me shumicë serbe pa u njohur zyrtarisht nga Serbia.
Kjo nënkupton që këto komuna të jenë minë me sahat për destabilizimin e Kosovës në dorë të Serbisë.
Dy vjet më parë KM Rama pa kërkesë dhe konsultime nga Kosova, me ndihmën e një grupi "të shquar" juristësh ndërkombëtarë hartoi një draft mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.