Sipas menaxherit të kompanisë që po merret me ndërtimin e kësaj ure, punimet janë duke shkuar sipas planit, ndërsa presin të përfundojnë me një janar. Këta janë vetëm disa nga qytetarët e Mitrovicës që po shikojnë punimet që po bëhen në urën e dytë që po ndërtohet në mbi lumin “Ibër”, e cila do të lidhë qarkullimin mes Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut. Sipas Nimanit, kjo urë ka për të qenë me sipërfaqe shumë më të madhe se ura e parë, ndërsa pritet të përfundoj me një janar. “Kjo është urë më e madhe dhe kam theksu që ka me qenë ura më e bukur në Ballkan për momentin. Ndërkohë që ura e parë ka përfunduar në fund të gushti, kjo urë pritet të përfundoj me një janar.