None
IT
Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York
[]
Aktuale - Bota Sot
Gjatë qëndrimin në New York, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministren për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsullin e përgjithshëm, ambasadorin Blerim Reka, vendosi lule dhe bëri homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të vrarë nga aparati shtetëror serb, 26 vjet më parë.
Vëllezërit Bytyqi ishin luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarë të njësitit të vullnetarëve “Atlantiku”.
Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët.
Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në tetor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, ka miratuar dy rezoluta, me anë të të cilave, ShBA-ja i ka kërkuar veprime konkrete Serbisë dhe bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, për të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë krim.
['bytyqi'
'vëllezërve'
'varrezat'
'te'
'kurti'
'që'
'vitit'
'tre'
'një'
'të'
'për'
'në'
'york'
'nga'
'homazhe'
'dhe'
'bën']